Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka reaguar pasi disa minatorë u lënduan nga derdhja e acidit në Minierën e Trepçës, derisa ka njoftuar se 12 persona kanë mbetur të lënduar.
Në një reagim në Facebook, Spitali thotë se dy prej tyre kanë lëndime serioze të syve. 10 minatorët e tjerë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi.
“Sot, rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik ku për pasojë janë lënduar 12minatorë.
Prej tyre, 2 kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë.
Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët anë jasht rrezikut pë jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”, thuhet në njoftim./Reporteri.net/