Nënkryetari i Beogradit, Goran Vesiq ka shpërndarë çelësat e 20 banesave për qytetarë serbë në Mitrovicë të Veriut.
Ky projekt është financuar nga Komuna e Beogradit, vlera e të cilit ka qenë 42.9 milionë dinarë, raporton KontaktPlus.
Vesiq ka thënë se është i lumtur sot për shkak se mbi të gjitha ka një bashkëpunim në mes të serbëve nga Beogradi dhe atyre në Mitrovicë të Veriut.
“Jam i lumtur që këta njerëz sot morën çelësat dhe çështjen e banimit e kanë të zgjidhur. Beogradi do të vazhdojë ta ndihmojë Mitrovicën e Veriut”, ka thënë ai.
Ndërkohë, vlen të theksohet se së shpejti pritet të lëshohen edhe qindra banesa për serbët, në lagjen “Lugina e Diellit” që po ndërtohet në Zubin Potok.
Dhe, ndonëse ato janë joligjore, Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar për këtë çështje. Opozita ka kritikuar pushtetin që nuk po merret me ndërtime pa leje në veri, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.