Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe ai i Podujevës, Agim Veliu janë takuar mbrëmë në një restaurant në Milloshevë. Këtë takim e konfirmoi për gazetën, Agim Bahtiri.
Bahtiri tha se është takuar mbrëmë me nënkryetarin e LDK-së.
“Po jam takuar në Milloshevë, me kryetarin e Podujevës, Agim Veliun”, tha Bahtiri.
Zyrtari i Vetëvendosjes tha se nuk mund të deklarohet për detajet e bisedës pa u dakorduar me Veliun.
“Nuk e di si e pret Agim Veliu këtë deklaratë pa u marrë vesh me të nuk mundem me u deklaru”, tha Bahtiri për Express.
Tutje Bahtiri tha që këtë radhë të kursehet nga deklaratat duke thënë se “këtë herë kemi biseduar për komunat tona”.
“Këtë radhë më le nër hije sepse nuk është koha me diskutu, biseda ka qenë e relaksuar. Ne jemi dy kreytarë dhe mundemi me bisedu për gjithçka e kësaj radhe kemi biseduar për komunat tona”
Gazeta ka provuar disa herë që të kontaktojë edhe me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun, mirëpo, i njejti ka qenë i paqasshëm përmes telefonit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.