×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Albulena Hahxiu: Nuk u ftova në takimin e Thaçit

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 17:55

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk u pa sot prezente në takimin që zhvilloi Presidenti Hashim Thaçi me krerët e institucioneve të drejtësisë.


    Lidhur me mospjesëmarrjen e saj në takim, Ministrja Haxhiu dha versionin e saj pse nuk ishte në mesin e krerëve të këtij dikasteri.

    ”Nuk kam pasur ftesë për atë takim”, ka thënë shkurtimisht ajo në klan kosova.

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi tha sot se ka zhvilluar takim me krerët e institucioneve të drejtësisë në vend.

    Në këtë takim sipas deklaratës së lëshuar, Presidenti Thaçi foli me krerët e institucioneve të drejtësisë lidhur me angazhimet për parandalimin e përhapjes së pandemisë nëpër burgje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!