Gjatë ditës së djeshme është arrestuar hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, pas një përleshjeje fizike që ka pasur me një person në Bashkësinë Islame të Kosovës, dega në Drenas.
Por, ai është liruar pas 24 orë ndalimi nga Policia e Kosovës. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar avokati i tij, Gazmend Halilaj.
“Hoxha është arrestuar dje në mbrëmje, pa ndonjë verifikim real të informative të mbledhura. Por, gjatë ditës së sotme pas një analize të ndodhjes së rastit i njëjti është liruar dhe gjendet krejtësisht i lirë. I njëjti kishte vepruar në vetëmbrojtje nga një sulm krejtësisht i paprovokuar nga ana e tij”, tha Halilaj.
Hoxha nga Drenasi, mulla Osman Musliu, është arrestuar dje pas një përleshje që ka ndodhur në një lokal të Drenasit mes hoxhës dhe një personit tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.