×
  • Lajme
  • Lajme / Arbnor Spahiu

    Flet babai i ish-policit që u arrestua në Serbi, ngre dyshime se i biri po i keqtrajtohet

    Reporteri
    10 Qershor 2025 | 22:40

    Ish-polici i Kosovës Arbnor Spahiu, u arrestua të dielën në Serbi. Ai ishte dorëhequr nga policia në fillim të nëntorit 2022.

    Babai i Arbnorit, Fatmiri, i cili po ashtu mban uniformën e Policisë së Kosovës, ka ngritur dyshime se i biri po i keqtrajtohet nga Serbia.

    Spahiu thotë ndër të tjera se djali i tij, është dorëhequr nga Policia para sulmit në Bansjkë dhe tashmë po punonte në Gjermani bashkë me gruan.

    “E ka lanë Policinë për me shku me punu jashtë për një jetë ma të mirë, me vete e ka pasë edhe gruan. Të dy i kanë ndalu, por nusen e kanë liru pas një kontrolle, ndërkaq djalin jo”, është shprehur Spahiu.

    I njëjti thotë se janë në komunikim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, nga të cilët kanë marrë përgjigjen se tashmë po ndiqen procedurat e nevojshme.

    “Asnjë thirrje s’kemi pasë nga Ministria e Brendshme as nga Policia, institucion ku Arbnori ka shërbyer për shumë vite” deklaron Spahiu për RTV Dukagjinin.

    Ish-pjesëtari Special i Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, po akuzohet nga Serbia për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë në Banjskë”. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

    Serbia ia cakton një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu që e arrestoi në kufi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!