×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet deputetja më e re në historinë e Kuvendit të Kosovës, ka një premtim për ata që e votuan

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 19:23

    Kuvendit të Republikës së Kosovës, i janë shtuar shumë figura të reja në ulëset e Kuvendit do të ulet edhe 22 vjeçarja nga Vushtrria Fjolla Ujkani.


    Ujkani e cila ka kandiduar për deputete nga lista e Vetëvendosjes ka marrë vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e legjislaturës së shtatë. Ajo ka grumbulluar gjithsej 7952 vota.

    Ujkani ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar duke thënë se  këtë mbështetje, do ta përkthejë në punë e angazhim, në shërbim dhe interes të të gjithë qytetarëve, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë

    Të dashur anëtarë dhe aktivist të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

    Të dashur qytetarë të Vushtrrisë dhe Kosovës

    Më lejoni t’iu njoftojë që sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallë rezultatet e zgjedhjeve për subjektet politike dhe kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

    Rezistenca ndaj padrejtësisë, refuzimi i nënshtrimit ndaj së keqës, përpjekjet e palëkundura në mbrojtje të interesit të Shtetit e Republikës në njërën anë, konsistenca politike e parimore e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Alternativa dhe programi ynë qeverisës në anën tjetër, në fund u kurorëzuan me fitoren e Lëvizjes, e cila para së gjithash e mbi të gjitha, është fitore e qytetarëve të Republikës.

    Poashtu, në bazë të rezultateve të publikuara, në mesin e deputetëve fitues jam edhe unë, me 7952 vota.

    Andaj, shfrytzoj rastin të falenderoj secilin aktivist e antarë, secilin qytetarë e vullnetarë për punën e tyre të palodhshme, e poashtu edhe për besimin dhe përkrahjen që më dhanë mua si kandidate në zgjedhjet e 6-të Tetorit.

    Ju siguroj që këtë mbështetje, do ta përkthejë në punë e angazhim, në shërbim dhe interes të të gjithë qytetarëve. Poashtu, ju siguroj që do të jem zëri i secilit dhe i të gjithëve në Kuvendin e Kosovës.

    Faleminderit nga zemra.
    Respekt e dashni për të gjithë♥️

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!