×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Dhurata Hoxha pas ngritjes së aktakuzës ndaj saj: Jam plotësisht e pafajshme

    Reporteri
    07 Korrik 2021 | 14:40

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhës dhe disa zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie.


    Aktakuza është ngritur për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar me ish-ministren Hoxha e cila ka thënë se nuk ndihet fajtore dhe se nuk është njoftuar për ngritjen e aktakuzës.

    “Nuk jam në dijeni, nuk jam e njoftuar. Nuk ndihem e fajshme për asgjë, nuk kam njohuri njëherë. Jam plotësisht e pafajshme, procedurat i kemi respektuar në përptuhje për prokurimin publik. Mendoj që është jo profesionale nga ana e Prokurorisë me ra pre e një personi, një gazetare si Jeta Xharra, ndaj të cilës kam ngrit padi për shpifje. Koha do ta dëshmon se jam plotësisht e pafajshme. Të gjitha faktet dhe provat e dëshmojnë se jam e pafashme dhe ligji i prokurimit publik është zbatuar në përpikëri”, ka thënë Hoxha për Reporteri.net.

    Ndryshe, Prokuroria Speciale ka njoftuar se e pandehura Dh.H., akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!