Dy tregtarë nga Komuna e Malishevës ditën e premte kanë shitur fidane në fshatin Krushë e Madhe.
Mirëpo, këta të dy kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Njëri prej tyre ka rrëfyer ngjarjen duke thënë se nuk ka pasur ide se ishte i infektuar me koronavirus, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shpreson të lirohet për në shtëpi.
Sipas tij asnjë në familjen e tij nuk ka qenë pozitiv me koronavirus.
23 vjeçari ka thënë se ka shkuar në Krushë të Rahovecit për të dorëzuar fidanet, ku u arrestua dhe u dërgua në burgun e Gjakovës dhe pas analizave rezultoi pozitiv me koronavirus.
Dëgjoni rrëfimin e tij:
https://www.facebook.com/dukagjinirtv/videos/178676163111960/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.