×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet kryetari i Shajkovcit, ku ndodhi aksidenti që i mori jetën 19-vjeçarit

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 23:55

    Një 19 vjeçar ka vdekur pas aksidentit zinxhiror që ka ndodhur sonte në fshatin Shajkoc të Podujevës ku të përfshira ishin tre vetura dhe një traktor.


    Kryetari i këtij fshati, Ramush Jupolli ka thënë që ky rast tragjik, ka qenë i dhimbshëm për të gjithë, jo vetëm për familjen e të ndjerit.

    “Ka ndodhur një rast shumë i rëndë në fshatin tonë. Kemi shumë dhimbje, pasi na ka vdekur një i ri në moshën më të mirë. Me këtë rast, i shpreh dhimbje edhe babait të tij, i cili nuk është këtu. Ai ka shkuar të mbajë familjen, duke e ditur që shteti jonë nuk po ka vend për rini, ai aty ka shkuar për bukën e gojës”, ka thënë ai në Klan Kosova.

    Jupolli ka thënë që fajtor për këtë aksident, ka qenë traktori pa sinjalistikë.

    “I riu A.B, i cili ka qenë duke udhëtuar për në Podujevë me vëllaun e tij, ka hasë në traktorin i cili ka qenë pa drita. Ka qenë koha më e vështirë për komunikacion dhe nuk e ka vërejtur fare”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!