×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet për herë të parë pas zgjedhjes nënkryetare, Mjekiqi tregon pse iu bashkua LDK-së

    Reporteri
    21 Mars 2021 | 12:16

    Nënkryetarja e sapo zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka folur për herë të parë pas marrjes së kësaj pozite të rëndësishme në parti. Mjekiqi ka thënë se koha në të cilën po i bashkohet LDK-së nuk është më e mira.


    Megjithatë, sipas saj, tani është koha më e mirë për të kontribuar në rikthimin e partisë në piedestal.

    “Dje, me propozimin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku, dhe me mbështetjen e Këshillit të Përgjithshëm jam zgjedhur Nënkryetare e partisë. Koha në të cilën unë po i bashkohem LDK-së nuk është më e mira për të. Në zgjedhjet e fundit LDK morri përqindjen me të ulët të votave që nga themelimi i saj para 30 vjetësh. E kuptoj që shumë prej jush ndjeheni të zemëruar me këtë rezultat”, ka shkruar Mjekiqi në Facebook.

    Më tej, Mjekiqi ka thënë se spektri politik në Kosovë është i mangët pa Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    “Por, është koha më e mirë për mua dhe shumë të tjerë të kontribuojmë në rikthimin e LDK-së në piedestal, aty ku e ka vendin. Spektri politik në Kosovë është i mangët pa Lidhjen Demokratike të Kosovës, për zhvillimin e së cilës punuan me shumë mund e sacrificë gjenerata të shumta nën udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Nëpërmjet përfaqësimit në LDK, nën udhëheqjen e Lumirit, unë do të mundohem t’i shërbej popullit dhe shtetit të Kosovës. Ju faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!