×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Shaip Kamberi: Sigurt marrim një deputet, shpresojmë për të dytin

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 20:25

    Bartësi i listës së Alternativës Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi, pret që shqiptarët e Luginës së Preshevës do të marrin të paktën dy mandate në zgjedhjet e sotme për Kuvendin e Serbisë.


    Kamberi që i prin listës së bashkuar të partive shqiptare, pas mbylljes së vendvotimeve ka treguar për Reporteri.net pritjet e tij.

    “Ne si listë një deputet në nivel qendror e kemi të sigurt, por po presim të fitojmë dy deputetë. Por se a do ta fitojmë edhe deputetin e dytë kjo varet nga përqindja e daljes së qytetarëve në zgjedhje”, tha ai për Reporteri.net.

    Kurse Kamberi tha se në nivel lokal Partia për Veprim Demokratik do të jetë listë e parë në zgjedhje, por nuk pret që ta fitojnë shumicën çka thotë se do t’i duhet të ndërtojnë marrëveshje koalicioni.

    Ai pret që Driton Rexhepi të zgjedhet kryetar i ri i Komunës së Bujanocit.

    Kujtojmë se zgjedhjet serbe janë lejuar të mbahen edhe në Kosovë në komunat ku ka qytetarë të këtij komuniteti.

    Deri në ora 18:00 në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë kanë dalë 51,011 votues ose 53, 51 përqind.
    Zgjedhjet parlamentare të Serbisë ishin paraparë të mbahen në muajin prill, por që u shtynë për shkak të situatës me pandeminë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!