×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet shtetasi rus që u pa dje në Jarinje, e pranon se dje ishte prezent në vendkalimin kufitar

    Reporteri
    24 Shtator 2021 | 14:44

    Gjatë ditës së djeshme u raportua se dy rusë dhe një bellorus kanë provuar të futen në Kosovë e me vete kanë pasur emra të dyshimta.


    Po ashtu u raportua se dy nga ta janë ndaluar nga Policia e Kosovës derisa i treti ka mundur të infiltrohet në Kosovë bashkë me serbët tjerë, shkruan Reporteri.net.

    Njëri nga ta ishte shtetasi rus Sergei Belous, i cili ishte dëbuar edhe nga Shqipëria pasi që i dyshohej për vepra të jashtëligjshme.

    Për këtë rus raportohet se ka qenë pjesëmarrës edhe në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

    I njëjti ka folur për Sputnikun rus duke pranuar se dje ishte në vendkalimin kufitar në Jarinje, shkruan mediumi serb B92.

    Ai ka quajtur raportimet për të në Kosovë gënjeshtra dhe trillime, derisa ka thënë se si përkthyes po e shoqëronte gazetarin e Olega Derkaq në vendkalimin Jarinje

    Ai tutje, mohon se dikush nga ta u arrestua ose u mor në pyetje nga Policia.

    Dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës, po vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara tash e pesë ditë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!