Pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë tregoi se do të inicioj mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Por një gjë të tillë nuk e kanë përkrahur Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku.
Kështu ka thënë për KALLXO.com, Vjosa Osmani.
“Unë e Lumir Abdixhiku, nuk kemi votuar për mocion ndaj qeverisë Kurti”, tha Osmani.
Kryesia e LDK-së vendosi sot që të kërkoj mocion votëbesimi për Qeverinë Kurti pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu. Mustafa e arsyetoj këtë vendim si pasojë e mos heqjes së taksës kërkesë kjo nga ShBA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.