Ish-zëvendësministri nga radhët e PDK’së, Bekim Jupa, është deklaruar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, të cilin dyshohet se e kreu vëllai i tij.
“Unë isha në punë, nuk e kisha informatën më herët, tash po shkoj në shtëpi të bisedoj me dit a është problemi i vëllait a qysh ka qenë. Unë e kisha telefonin e ndalur deri në 15:30 dhe s’kam pasur qasje në telefon”, ka thënë Jupa për Indeksonline.
Jupa është vëllai i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe ish-zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa.
Ky i fundit, është shef i hetimeve në Administratën Tatimore të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Bekim Jupa, në një nga zgjedhjet komunale, kishte kandiduar për asamblist të Komunës së Gjakovës, nga radhët e PDK’së.
Para se të sulmohej sot fizikisht, Valon Syla kishte qenë cak i linçimeve në media sociale.
Sulmin ndaj gazetarit është cilësuar nga AGK’ja si sulm ndaj fjalës së lirë. Gjatë ditës ka pasur edhe shumë reagime të tjera, në përkrahje të gazetarit.
Syla sapo ka thënë se sulmuesi i tij është arrestuar dhe po shoqërohet në stacion të policisë.
“I falënderoj policinë dhe të gjithë që reaguan në mbrojtjen time. Personi i dyshuar është rrugës për në polici. Unë jam mirë dhe së shpejti nesër do të jem në një debat televiziv”, tha Syla.