Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar zëvendëskryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Naser Krasniqin, pasi sipas kryeministrit, kjo pozitë nuk kishte bazë ligjore.
Por kështu nuk mendon Krasniqi. Ai thotë se do të ankohet ndaj këtij vendimi.
“Sigurisht që po, në mënyrë ligjore do ta ndjek, sepse unë nuk punojë jashtëligjshëm. Kam shërbyer në qeverinë e Kosovës në mënyrë ligjore”, tha Krasniqi për Klan Kosovën.
Krasniqi tha se nuk e di motivin e shkarkimit dhe se për këtë nuk ishte njoftuar paraprakisht.
Kurti po sot autorizoi Flamur Kadriun, aktualisht drejtor i Drejtoratit për Shërbimin Publik brenda AUV’it, që të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e kryeshefit të kësaj Agjencie, deri në shpalljen e rezultateve të konkursit për emërimin e ri në krye të AUV’it.
Krasniqi ka komentuar edhe këtë emërim.
“E njoh, ka qenë drejtor i shëndetit publik dhe s’kam përshtypje negative. Kemi qenë koleg. Edhe nga ai ka ardhë një moment që s’e ka prit’, shtoi Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.