Një nga përfitimet e të qenit diplomat është të provosh shije nga e gjithë bota, thotë ambasada gjermane në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka ndarë ushqimet e preferuara kosovare të diplomatëve të saj.
Ambasadori Jorn Rohde zgjodhi flinë, të cilën ka provuar edhe ta gatuajë në një nga rajonet e Kosovës.
“Ekipi ynë i Ambasadës, përfshirë ambasadorin Rohde, është i lidhur me kuzhinën kosovare! Nga qebapat që të shkojnë lëng për goje deri te flija e shijshme, zbuloni pesë gatimet tradicionale lokale të preferuara të kolegëve tanë”, shkroi ambasada.
Më poshtë shihni se cilat ushqime kanë zgjedhur diplomatët gjermanë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.