Florian Dushi, nga LDK ka thënë se ai nuk është kundër koalicionit me VV-në, por ka shtuar se nuk duhet të pajtohen me kushtet e diktuara nga kjo e para.
Ai ka thënë se në organet e partisë, por edhe publikisht, angazhohet që Kosovës dhe qytetarëve t’iu ofrojnë një qeveri dhe qeverisje ndryshe, duke pasur kujdes të veçante që partneriteti në mes të këtyre dy partive të jetë i sinqertë dhe i mirëfilltë, e përfaqësimi i LDK’së në institucione i dinjitetshëm, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sqarim:
Qëndrimi im rreth koalicionit eventual LDK me VV është publik. Koalicioni me VV duhet të ndodhë, mendoj unë, por asnjëherë nën kushtet e diktuara njëanshëm nga partia e Albin Kurtit.
Dje, sot, dhe nesër, në organet e partisë, por edhe publikisht, angazhohem që Kosovës dhe qytetarëve tonë t’iu ofrojmë një qeveri dhe qeverisje ndryshe, duke pasur kujdes të veçantë që partneriteti në mes të këtyre dy partive të jetë i sinqertë dhe i mirëfilltë, e përfaqësimi LDK-së në institucione i dinjitetshëm.
Prandaj, askush, asnjëherë, as ata jashtë, e as “burimet brenda LDK-së”, le të mos presin që unë, Florian Dushi, brenda partisë sime, organeve të saj, do të luaj rolin e mercenarit të ndonjë partie tjetër.