Një numër i bashkatdhetarëve të cilët ia kanë mësyrë Kosovës, edhe sot janë teksa presin nëpër pikat kufitare. Derisa në kufirin Kroaci-Serbi, kolonat ishin deri në 8 kilometra, në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, pritjet ishin mbi tri orë.
Numër i madh i autobusëve është parë teksa hynin në vendin tonë edhe në mbrëmje. Ardhjet e mërgimtarëve në mbrëmje u panë edhe në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Teksa ishin rreth 50 qytetarë të cilët për shkak të pandemisë pritnin të afërmit e tyre jashtë aeroportit.
Ata që kishin ardhur, përkundër pandemisë me coronavirus, shprehen të lumtur që kanë ardhur në Kosovë.
Mërgimtari nga Gjermania, Demë Dreshaj ndihet i lumtur që ka ardhur në Kosovë.
“Ndihemi shumë të lumtur të vijmë në shtetin dhe vendin tënd. Ia vlen me çdo çmim”, shprehet Dreshaj.
Ndërsa, mërgimtari tjetër Armend Nikqi thotë se ka dy vjet që nuk ka mund të vijë në Kosovë.
“Mirë shumë, ia ka vlejtur. Që dy vjet (s’kam ardhur). Kam bërë përpjekje, por kemi pasur disa ndalesa dhe nuk kemi mund të vijmë”, ka thënë Nikqi.
Ndërsa një qytetar tjetër, Qendrim Palatani ka thënë se çdoherë ja vlen me e vizituar Kosovën.
“Shumë mirë po ndihem, ia vlen çdoherë për të ardhur në Kosovë”, ka thënë Palatani.
Edhe qytetari tjetër që erdhi sot nga Gjermania, Atdhe Palatani thotë se që një vit nuk ka ardhur në Kosovë, dhe ndihet i lumtur që pati mundësi të vijë.
“Super, prej Shtutgardit”, ka thënë Palatani.
KP ka tentuar të kontaktojë edhe zyrtarët e aeroportit lidhur me numrin e fluturimeve të realizuara gjatë ditës së sotme dhe numrin e udhëtarëve, por ata nuk ishin të qasshëm.