Numër i madh i qytetarëve është parë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Qytetarët janë parë duke mosrespektuar distancën, ndërsa prisnin familjarët e tyre të vijnë nga shtete të ndryshme.
Në ditët e fundit është parë një rritje e numrit të udhëtarëve që kanë ardhur në Kosovë nëpërmjet linjave ajrore.
Vetëm sot sipas të dhënave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pritet të aterrojnë 37 aeroplanë nga vende të ndryshme, ndërsa presin të zbresin mbi 3 mijë udhëtarë.
Njësoj po ndodh edhe me kufijtë tokësorë, pritje të gjata ka pasur edhe mbrëmjen e kaluar, teksa më e ngarkuara ishte pika kufitare Hungari – Serbi, dyndje të madhe veturash nga bashkatdhetarët kishte edhe në pikën kufitare Slloveni-Kroaci.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur që bashkatdhetarëve nuk do t’u kërkohet testi negativ PCR.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.