Pika të shumta kufitare zgjedhin mërgimtarët për të ardhur në Kosovë.
Përpos Merdares dhe Dheut të Bardhë që janë ndër pikat kufitare më të frekuentuara, ngjashëm duket se këtë fundvit është edhe ajo e Morinës.
Në pikën kufitare në Morinë, nga pasdita e djeshme e deri më tani pati radhë të gjata të mërgimtarëve që ia mësynë Kosovës për festat e fundvitit.
Përpos tyre pati edhe numër të madh të shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, por që duan që për fundvit të jenë në Kosovë.
Policia kufitare e Kosovës është duke punuar me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata dhe në bazë të informacioneve të deritanishme nëpërmjet pikës kufitare në Morinë kanë hyrë 3 mijë e 430 automjete dhe 8 mijë e 983 shtetas të huaj/shqiptarë në 24 orëshin e fundit, raporton Indeksonline.
Sipas Shefit të Ndërrimit në pikën kufitare në Morinë, Shefshet Gashi fluksi më i madh i automjeteve është pasdite, pasi shumë emigrantë zbresin në Durrës nga Trageti, kurse në hyrje të Shqipërisë u futën 3 mijë e 242 automjete e 7 mijë shtetas të huaj dhe shqiptarë.
“Pritjet nuk janë të gjata, janë diku maksimalisht 10 minuta. Punohet me katër sportele për vetura dhe dy për mjete transportuese dhe një për autobus”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.