Mërgimtarët po vazhdojnë të vijnë në Kosovë për t’i kaluar pushimet. Në disa vendkalime kufitare me shtete fqinje pritjet nuk janë shumë të gjata.
Në përditësimin e fundit të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme në orën 05:11 shihet se pritjet më të mëdha janë regjistruar në pikën kufitare në Merdarë, ku për të hyrë pritjet janë 10 deri në 15 minuta kurse për të dalë deri në 10 minuta.
Ndërkaq në pikën kufitare në Vermicë kolona arrin deri në 300 metra në dalje, kurse në pikën kufitare në Merdarë kolona në hyrje arrin deri në 50 metra kurse në dalje deri në 30 metra.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje, për hyrje dhe dalje nuk pritet më gjatë se 5-10 minuta.
Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.