×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Flutura Kusari: Menaxhmenti i RTK-së po i detyron gazetarët me t’i nënshtrohen propagandës së VV-së

    Reporteri
    12 Mars 2025 | 13:16

    Juristja e medias Flutura Kusari,  ka shkruar se është hellësisht e shqetësuar për ‘‘shtypjen, tentim-cenzurimin dhe kontrollin që menaxhmenti i RTK-së po ia bën gazetarëve të RTK-së.

    Kusari në postimin e saj ka deklaruar edhe se menaxhmenti aktual është duke vepruar me metodat e njëjta që janë parë edhe me herët në vende si Hungaria e Sllovakia, për t’i frikësuar gazetarët dhe që t’i detyrojë ata për të iu nënshtruar ‘‘propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje’’.

    ‘‘Një prej metodave kryesore është me i terrorizu gazetarët me procedura disiplinore dhe vendime të padrejta kinse për shkelje të rregullave. Një gjë e tillë ka ndodhë sot’’, ka shkruar ajo.

    Reagimi i Kusarit vjen pasi u raportua se  gazetarët Jehona Zhitia, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami, janë dënuar nga drejtori i TV-së në RTK, Rilind Gërvall pasi nuk transmetuan një koronikë për Kurtin në edicionin e lajmeve.

    Postimi i plotë:

    Jam thellësisht e shqetësuar me shtypjen, tentim-cenzurimin dhe kontrollin që menaxhmenti i RTK-së po ia bën gazetarëve profesionistë dhe të pavarur të RTK-së.

    Menaxhmenti aktual është duke i ndjekë të njëjtat metoda që janë përdorë në Hungari, Poloni (përpara),Sllovaki etj me i frikësu gazetarët dhe me i detyru me iu nënshtru propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje.

    Një prej metodave kryesore është me i terrorizu gazetarët me procedura disiplinore dhe vendime të padrejta kinse për shkelje të rregullave. Një gjë e tillë ka ndodhë sot.

    Thellësisht e shqetësuar.

    Turp për këtë menaxhment shtypës dhe cenzurues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!