×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fol me mjekun” – kuptoni nga shtëpia nëse keni simptoma të koronavirusit

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 10:29

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të martën në mbrëmje se ka lansuar platformën informative shëndetësore online Kosova.health.


    Në njoftim theksohet se kjo platformë përmban informacionet e përditësuara lidhur me përhapjen e virusit Covid-19 në Kosovë.

    “Pjesë e rëndësishme e kësaj platforme është rubrika “Fol me mjekun”, përmes së cilës ju mund të shtroni pyetje lidhur me shqetësimet e juaja shëndetësore rreth Covid-19 dhe të merrni përgjigjet nga profesionistët e shëndetësisë nëse keni simptoma që kanë të bëjnë me virusin Covid-19. Në këtë platformë mund të gjeni edhe informata të tjera të rëndësishme rreth koronavirusit Covid-19 dhe udhëzime rreth masave parandaluese”, thuhet në njoftim.

    Platforma është në gjuhët shqipe, serbe dhe angleze, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Deri të martën, në Kosovë, shifra e personave të prekur me virusin COVID-19 ka shkuar në 19. Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 150 vende në botë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!