×
  • Lajme
  • Lajme

    Forca të shtuara të policisë në Rrugën B në Prishtinë, raportohet për një mjet të dyshimtë

    Reporteri
    01 Shkurt 2025 | 17:03

    Forca të shtuara të policisë janë vërejtur në rrugën B në Prishtinë.

    Siç është duke u raportuar, aty po dyshohet për një mjet shpërthyes.  Në vendin e ngjarjes janë vërejtur edhe njësitet e deminimit të Policisë së Kosovës.

    Gazeta online Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë  detaje për rastin dhe është në pritje të një përgjigje.

    Pamje nga vendi i ngjarjes janë publikuar në media.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!