×
  • Lajme
  • Lajme

    Forca të shtuara të policisë para gjykatës ku do të dalin tre të dyshuarit për vrasjen në Gllogjan

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 16:09

    Forca të shtuara të Policisë ka përreth objektit të Gjykatës Themelore në Pejë, ku tre personat që u arrestuan mbrëmë do të dalin për herë të parë. Ata janë ndaluar për 48 orë, ndërsa në këtë seancë atyre mund t’u caktohet masa e paraburgimit.

    Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Pejës ka deklaruar se seanca do të mbahet në orën 16:00.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, mbrëmë vetëm ka konfirmuar arrestimin e tre personave, por nuk ua ka dhënë mundësinë gazetarëve që të pyesin mbi dyshimet për motivin e vrasjes së shoferit të autobusit G.Gjj. dhe dy nxënësve L. H. dhe G. M., duke thënë se “për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të marrin pyetje”.

    “Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, u shpreh Kurmehaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!