×
  • Lajme
  • Lajme

    Forcat serbe i kishin mbajtur për dy javë 45 trupat e shqiptarëve të masakruar në Reçak

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 10:14

    Më 15 janar bëhen 22 vjet nga masakra e Reçakut në komunën e Shtimës.


    Sikur të mos mjaftonte ekzekutimi barbarë, forcat serbe i kishin mbajtur për dy javë trupat e 45 shqiptarëve në morgun e Prishtinës, nën arsyetimin se po i bënin autopsi.

    Autoritet serbe refuzonin t’i dorëzonin trupat e vrarë tek familjarët, pasi kundërshtonin që të organizohej një ceremoni masive varrimi, shkruna Magazina.al

    Misioni i OSBE-së në atë kohë pas dy jave kishte negociuar me autoritetet pushtuese serbe dhe kishte marrë trupat e shqiptarëve të vrarë nga morgu i Prishtinës për t’ia dorëzuar familjarëve.

    Në pamjet e asaj kohe shihen se si trupat e shqiptarëve ishin futur në qese të zeza dhe zvarrë i dërgonin në kamion nga morgu i Prishtinës.

    22 vite më parë masakra e Reçakut nxiti reagime ndërkombëtare që shpejtojë edhe ndërhyrjen e NATO-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!