Deputetët e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës kanë formuar Grupin Parlamentar Multietnik.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar kërkesën që ky grup i ka dërguar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për formimin e këtij grupi parlamentar.
Grupi Parlamentar Multietnik do të jetë i përbërë nga 8 deputetë të komuniteteve joshumicë.
Fidan Jilta, Enis Kervan, Samra Iljazi, Fridon Lala, Bekim Arifi, Erxhan Galushi, Bahrim Shabani e Duda Balje janë pjesë e këtij grupi.
Shef i këtij Grupi Paralemtar do të jetë Enis Kervan, ndërsa zëvëndësshef i grupit do të jetë Erxhan Galushi.
Grupi do të ketë në përbërje tre deputetët të komunitetit boshnjak, dy nga komuniteti ruk, një egjiptian, një rom dhe një nga komuniteti ashkali. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.