×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Pa zgjidhje

    Formula për zgjedhjet në Veri, BE: Dorëheqja e kryetarëve, mënyra më e shpejtë

    Reporteri
    31 Korrik 2023 | 22:45
    Foto ilustruese

    Më 10 korrik Kosova dhe Bashkimi Evropian, në Bratisllavë, arritën një ujdi për rrugën që duhet ndjekur për shtensionim të situatës në veri.

    Si hap i parë që u plotësua ishte zvogëlimi i pranisë së njësive policore në e përreth godinave komunale në Leposaviq, Zubin Potok, e Zveçan.

    Por, hapa tutje drejt qëllimit që e ka edhe marrëveshja nga kryeqytetit sllovak, pra që është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat, nuk u bënë.

    Derisa institucionet kosovare, thonë se votimet e reja duhet të bëhen përmes nënshkrimit të peticionit, nga Brukseli zyrtar e kanë një rrugë më të shkurtër deri te zgjedhjet, që duhet të jenë gjithëpërfshirëse.

    ”Dorëheqjet e kryetarëve të komunave janë mënyra më e shpejtë për të nxitur zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që të dyja palët duhet të tregojnë konstruktivitet në realizimin e zgjedhjeve. Status-quoja e cila rezultoi nga tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nëntorin e kaluar dhe bojkotimi i zgjedhjeve të prillit nga komuniteti serb i Kosovës, nuk është e qëndrueshme”, thuhet në një përgjigjien për Klan Kosovën nga Shërbimi për Punë të Jashtme (EEAS).

    Pos kësaj, në përgjigjen nga unioni që ka 27 vende anëtare, thonë se presin që serbët e Kosovës të zotojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet e reja.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!