×
  • Lajme
  • Lajme

    Foshnja përfundoi “copa-copa” në lavatriçe, nis gjykimi për rastin e vitit 2022 në Pejë

    Reporteri
    16 Prill 2025 | 10:22

    Në Gjykatën Themelore e Pejës, ka nisur seanca fillestare për rastin që kishte ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës në dhjetor të vitit 2023 në Repartin e Gjinekologjisë.

    Të pandehurit, gjinekologu S.I. dhe infermierja L.A., janë paraqitur në seancë pa mbrojtës ligjor.

    Pakujdesia e madhe e stafit mjekësor çoi në një tragjedi të paimagjinueshme – një foshnjë e vdekur përfundoi në lavatriçen e çarçafëve dhe u nxor prej andej copa-copa.

    Pavarësisht përpjekjeve për ta mbuluar rastin, familjarët njoftuan policinë, duke e çuar çështjen përpara drejtësisë.

    “E kam kuptuar aktakuzën nuk kam nevojë për sqarime”, kanë thënë të pandehurit, gjinekologu dhe mamia e spitalit.

    Ata po ashtu janë deklaruar të pafajshëm.

    Të pandehurve u është dhënë afati kohor prej 30-ditësh për të kundërshtuar provat.

    Si kishte ndodhur rasti?

    Të martën e 13 dhjetorit të vitit 2022 nga pakujdesia e stafit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, trupi i një foshnje të pajetë kishte përfunduar i bërë “copa-copa” në lavanderinë e spitalit ku bëhet pastrimi i çarçafëve të repartit të gjinekologjisë, ku foshnja e pajetë ka përfunduar në lavatriçe.

    Kishte qenë babai i foshnjës ai i cili kishte vënë re se diçka nuk ishte në rregull kur spitali siç kishte deklaruar ai atë kohë “po ua shtyente marrjen e foshnjës së pajetë”.

    Ai kishte deklaruar se ka parë me sytë e tij një punonjës të spitalit teksa ka mbledhur “copat” e foshnjës, duke shtuar se më pas ia kishin dorëzuar “trupin” në një kuti.

    Si përfundoi foshnja e pajetë në lavanderinë e Spitalit të Pejës?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!