Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, dikur njiheshin për afërsinë në idealin dhe luftën kundër Serbisë.
Në një fotografi që qarkullon në rrjetet sociale, shihet ish-presidenti Rugova, Xhemajl Mustafa, këshilltar për informim i Presidentit dhe Albin Kurti, Bujar Dugolli, e Driton Lajqit dhe një person tjetër, pjesë e delegacionit studentor, që në atë kohë e përfaqësonin Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës.
Ky takim si duket ishte në vazhdën e përpjekjeve për të harmonizuar qëndrimet për organizimin e një proteste të studentëve të Universitetit të Prishtinës e cila u realizua më vonë, me 01 tetor 1997, në Prishtinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.