×
  • Lajme
  • Lajme

    Fotografi mahnitëse e Ushtrisë së Kosovës gjatë ushtrimeve në male

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 8:00

    Në rrjetet sociale është publikuar një fotografi e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, diku në bjeshkët e vendit. Ata kanë dalë në terren për ushtrime.


    Ushtria e Kosovës kohë pas kohe publikon fotografi në krye të detyrës, duke treguar përgatitjen profesionale të ushtarëve.

    Sot gjatë ditës është publikuar një fotografi e stërvitjes së ushtarëve në një vend malor. Në fotografi shihet një numër i madh i ushtarëve të radhitur njëri pas tjetrit.

    Ushtria e Kosovës e krijuar së fundit është krenaria e Republikës, dhe si e tillë ka një rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e çdo cepi të vendit.

    Pjesëtarët e FSK’së, gëzojnë mbrojtje të veçantë ligjore, ashtu që, jeta, figura dhe dinjitetit i pjesëtarit dhe familjes janë të paprekshme.

    Detyrat e përgjithshme të Ushtrisë së Kosovës janë: Mbrojtja e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, Mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Republikës së Kosovës, Mbështetja ushtarake autoriteteve civile si dhe Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare.

    Ministria e Mbrojtjes, ka kompetencë mbikëqyrjen dhe menaxhimin e të gjitha veprimtarive të inteligjencës dhe informacioneve të klasifikuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!