×
  • Lajme
  • Lajme

    Fotografia e Adem Jasharit te Pallati i Rinisë në gjendje të mjerueshme

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 22:08

    Në gjendje të mjerueshme ka mbetur fotografia e heroit Adem Jashari tek Pallati i Rinisë. Federata e Boksit e cila edhe e ka vendosur fotografinë, thotë se për pak ditë do ta ndërrojë.


    U vendos në nderim të heroit Adem Jashari, por për fotografinë e tij nuk ka ndonjë përkujdesje.

    Zv. Drejtori i këtij Pallati Ilir Dugolli ka thënë se kjo fotografi është vendosur nga Federata e Boksit, andaj është detyrë e tyre që ta mirëmbajnë atë.

    “Fotografia e Adem Jasharit në hyrje të Pallatit të Rinisë është materie e Federatës së Boksit të Kosovës dhe si e tillë ata kanë përgjegjësi ta mirëmbajnë dhe jo ta lenë në këtë gjendje”, tha për RTV Dukagjinin, Ilir Dugolli.

    Ndërsa Mehmet Bugujevci, Sekretar Gjeneral i Federatës së Boksit thotë se edhe pse ajo fotografi është vendosur nga ta, Adem Jashari nuk është vetëm i tyre.

    “Atë fotografi e ka vendos Federata e Boksit të Kosovës, por Adem Jashari nuk është vetëm i Kosovës. Për fotografinë duhet të kujdesen institucionet e Kosovës”, tha Mehmet Bogujevci, përcjell Telegrafi.

    Sipas tij, me mirëmbajtjen e kësaj fotografie duhet të merren institucionet shtetërore përkatëse, ngase Federata nuk ka fonde të mjaftueshme.

    “Institucionet e Kosovës që kujdesen për përmendore do të ishte dashur të kujdesen edhe për këtë fotografi, pasi ne si federatë nuk kemi fonde për mirëmbajtje”, shtoi me tej Mehmet Bugujevci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!