Disa qytetarë kanë marrë rrugë për në Koshare dhe kanë vendosur flamurin kombëtar dhe fotografinë e Komandantit legjendar Adem Jashari në kullën vrojtuese të Koshares.
Këta qytetarë kanë kërkuar që ky vend historik për për shqiptarët të këtë roje dhe të mos nëpërkëmbet.
“Kërkojmë nga shteti që tani e tutje ky vend të ketë roje nga ushtarët e FSK-së ose Policia e Kosovës, sepse ky simbol i shenjtë nuk guxon të nëpërkëmbët nga askush, kjo kullë vrojtuese bartë një histori në vete dhe nuk guxon të nëpërkëmbët nga askush”, thonë në reagimin e tyre këta qytetarë.
Ditë më pari qarkulluan lajme se një flamur i Serbisë është vendosur në kullën vrojtuese të Koshares.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.