×
  • Lajme
  • Lajme

    Fotografinë e Brovinës e kishte përdorur edhe një politikan amerikan për të dëshmuar përdhunimet e grave irakiane

    Reporteri
    18 Maj 2019 | 8:00

    Gazeta e madhe amerikane, “Boston Globe” ishte kritikuar ashpër në vitin 2004, kur vendosi të publikojë fotografi nga një konferencë e një asamblisti lokal, Chuck Turner.


    Me titullin “Asamblisti merret me çështjen e Irakut”, Globe raportoi se bashkë me aktivistin Sadiki Kambon paraqitën fotografi që gjoja dëshmonin përdhunimin e grave irakiane nga ana e ushtarëve irakianë, raporton KTV.

    Fotografitë e prezantuara në vitin 2004 janë pjesë e filmit të njëjtë për të rritur, një skenë të të cilit e përdori në Kuvend deputetja e PDK-së, Flora BrovinaNjë ditë më vonë, gazeta amerikane kërkoi falje për publikimin e artikullit, duke thënë se gaboi kur vendosi të publikojë pamjet e konferencës së Turnerit.

    Mediat amerikane, në atë kohë, arritën të konfirmojnë se fotografitë ishin të rrejshme, e ishin pjesë e skenave të një filmi për të rritur, të xhiruar në Hungari.Për herë të parë, propagandën me këto fotografi e kishin nisur disa faqe tuniziane.

    Ndërkohë, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka thënë se gratë e dhunuar nuk do të dorëzohen kurrë pavarësisht pengesave që u dalin përpara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!