Gjatë arrestimeve që ka kryer Policia e Kosovës në Veri mësohet të ketë pasur edhe të plagosur.
Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar disa serbë në Veri të Kosovës. Mediat serbe të cilat janë prezentë në atë pjesë raportojnë se dy kolona me automjete, ku ishin futur të arrestuarit, kanë kaluar nëpër Rudare dhe janë drejtuar për në Prishtinë.
Arrestimet mësohet të jenë kryer në Mitrovicën e Veriut, në Zveqan dhe në Zubin Potok.
Bëhet e ditur se serbët i kanë rezistuar arrestimeve, dhe me këtë rast ka pasur edhe policë të plagosur. Deri tani raportohet për dy policë të plagosur por që janë jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me këtë kanë reaguar institucionet në Prishtinë e edhe në Beograd.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se është vetëm një aksion i policisë për të arrestuar ata që kanë kryer kontrabandë.
Ndërsa, presidenti serb, Aleksandar Vuciq, ftoi Ushtrinë që të pozicionohet në gjendje gatishmërie për luftë, dhe ftoi shtetet e Kuintit që të reagojnë për këtë, të cilën ai e quajti ndërhyrje brutale ndaj serbëve në Veri. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.