×
  • Lajme
  • Lajme

    Fotografuan votën, akuzohen 7 persona nga Gjakova dhe Rahoveci

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 13:34

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave të dyshuar për veprën penale “ Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 të KPRK-së.


    Sipas Prokurorisë në ditën e zgjedhjeve, nëpër qendra të ndryshme të votimit, në Gjakovë e Rahovec, për derisa ka qenë duke u zhvilluar procesi i votimit, të dyshuarit e lartcekur kanë cenuar fshehtësinë e votimit, duke e fotografuar fletëvotimin me telefonat e tyre personal.

    “Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtët kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë. Dy prokurorët e rasteve, i kanë propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit L.G., A.H., E. Ll., B.J., Xh., K.N., B.H., të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!