Ambasadori francez, Olivier Guerot, përmblodhi vizitën e delegacion të deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Francës në Prishtinë.
Ai tha se misioni i tyre në Kosovë ishte “faktmbledhës” për dialogun Kosovë-Serbi dhe tha se për këtë qëllim kanë zhvilluar takime me krerët e vendit.
“Ky delegacion, i cili ishte duke kryer një mision faktmbledhës në Kosovë për dialogun Kosovë-Serbi, pati mundësinë të bisedojë me shumicën e liderëve politikë kosovarë, presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, krerët e LDK-së dhe PDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi”, shkroi Guerot.
Ai tha se delegacioni francez u takua edhe me peshkopin e Dioqezës Rashkë-Prizren të Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave shqiptare dhe serbe.
“Delegacioni u takua edhe me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Barduani dhe shefin e Misionit të EULEX-it, Barbano”.
Delegacioni nga senati francez, anëtarë të komisionit për punë të jashtme dhe mbrojtje, u përbë nga senatorët Hélène Conway-Mouret, Michelle Gréaume, Olivier Cigolotti, Bernard Fournier dhe administratori i komisionit të punëve të jashtme, mbrojtje dhe forca të armatosura, Benoît Heurtel./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.