Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Kraniqi ka deklaruar se me dëshirë do të largonte presidentin Hashim Thaçi nga roli i tij në dialogun me Serbinë, por nuk mund ta bëjë këtë pasi që është një “dhuratë” nga LDK-ja, rolin e të cilës nuk mund ta minimizojë askush.
Deputeti Krasniqi në një intervistë për KPress, ka përjashtuar mundësinë që cilido subjekt politik në vend mund ta dërgojë në shtëpi presidentin Thaçi.
Duke folur për dialogun me Serbinë, ai thotë se ekipi negociator është duke e luajtur rolin e vet.
I pakënaqur me mënyrën se si po qeveriset Kosova, ai thotë se PSD është e para që ka nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë, ndërkohë që asnjë nga partitë tjera opozitare thotë të mos kenë pasur guximin me e ndërmarrë mocionin e mosbesimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.