Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, ditë më parë në një paraqitje televizive ndërsa tregoi nëse 12 ish-deputetët e tij do garojnë sërish për këtë post, nuk përmendi vetëm emrin e Fisnik Ismailit dhe Frashër Krasniqit.
Kjo la të kuptohet se këta dy të fundit nuk do të jenë në listën e koalicionit AAK-PSD për deputet.
Por Krasniqi përmes një foto të publikuar në Instagram me shefin e partisë, sikur ka dashur të tregoj raportet e mira që ka me Ahmetin, ndërsa ka treguar se do të jetë kandidat për deputet, si dhe ka shprehur bindjen se do të arrijë të marrë votat e qytetarëve për të zënë ulëse në institucionin ligjvënës, shkruan Reporteri.net.
“Për ata që janë gëzuar nga lajmet e rrejshme që gjoja s’do të jem kandidat, krejt çka mundem me ju thënë është shihemi në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës, pas 6 tetorit :)”, ka shkruar Krasniqi në Instagram. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.