Një prej figurave kryesore të PSD-së, Frashër Krasniqi, i cili u arrestua të enjten për pengim të zyrtarëve policor në përpjekjen e Policisë së Kosovës për arrestimin e Dardan Molliqajt, sot ka publikuar një fotografi ku shihet teksa merret me punë fshati.
Krasniqi ka përçuar një mesazh politik, përmes një fjale të urtë popullore që “birat e gardhit dhe fjalët e hallkut s’mshelen kurrë”.
Anëtari i PSD-së ka thënë se me rëndësi po e thurin gardhin ngadalë.
“Thojnë “birat e gardhit dhe fjalët e hallkut s’mshelen kurrë”. Por me rëndësi që gardhin po e thurim ? Kadal-kadal por sigurt!”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.