×
  • Lajme
  • Lajme

    Frashër Krasniqi në polici, denoncon sulmin që i bëri ish-kandidati i VV’së për deputet

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 16:47

    Ish-deputeti Frashër Krasniqi momentalisht është duke denoncuar në policinë e Kosovës sulmin që sipas tij iu është bërë nga kandidati për deputet i LVV’së, Albin Gashi, raporton T7


    Lajmin për sulmin e kanë dhënë nga PSD’ja përmes një njoftimi për media, megjithatë, nuk janë dhënë detaje lidhur me atë se kur ka ndodhur rasti.

    “Albin Gashi, ish kandidati i VV- së për deputet dhe djali i Tomë Gashit, ka sulmuar fizikisht Frashër Krasniqin. Pa asnjë arsye dhe pa asnjë zënkë paraprake. I njëjti, duke sulmuar shante Nol Nushin. Sharjet masive, kërcënimet e linçimet janë mënyrë funksionimi e partisë në pushtet. Nevojitet pak gjë që kjo gjendje e dhunës të shndërrohet në manifestim konkret. Kur argumenti i vetëm është ai i numrave dhe i forcës, sigurisht se mujsharia është sjellja politike që pason. Kjo mënyrë e pushtetit të shkuar nuk supozohej me qenë pushteti i ri. Me këtë rast dhe rastet e ngjashme duhet të merret policia, por tejkalimi i kësaj gjendjeje është i mundur vetëm përmes demokratizimit të shoqërisë. Pengesa kryesore për këtë gjë sot është partia në pushtet”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!