×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Frashër Krasniqi: Unë mbajta burg me Astritin, kur Haki Abazi na quante vrasës

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 18:58

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sonte serish me të parin e LDK-së, Isa Mustafa. Edhe pse ende nuk u arrit një koalicion bashkëqeverisës mes dy partive, takimet janë duke vazhduar.


    Por është vetë Kurti që përmes një video të publikuar dje tregoi emrin e zv/kryeministrit nga radhët e partisë së tij si dhe të pesë ministrave.

    Ish-anëtari i kësaj partie, tanimë pjesë e PSD-së Frashër Krasniqi tha se ai po mbante burg me Astritin, kur Haki Abazi i quante vrasës.

    Haki Abazi është pikërisht emri i lakuar për zv/kryeministër nga Albin Kurti gjatë ditës së djeshme.

    Postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

    Në kohën kur po e falin e i përulen Isa Mustafës e Skender Hysenit – që drejtonin pikat kyçe të pushtetit, kur vdiq në burg Astriti – shtizat i kanë kthyer bash kah shokët më të mirë të Astritit.

    Unë kam mbajtur burg me Astritin për një vepër që u dëshmua e montuar. Atëbotë, Hakiu na quante vrasës.

    Mjerim ku ka degraduar VV-ja. Mjerim kush flet sot për Astritin. Mjerim çka po përbijnë aktivistët e VV-së. Mjerim çfarë pushteti po na vjen.

    VV duhet të jap llogari për deklaratat e zëvendëskryeministrit në ardhje që në fakt mori rolin e prokurorit. VV duhet të tregojë haptaz se a pajtohet apo distancohet nga këto deklarata. Përndryshe ky do të shënohet si momenti i instrumentalizimit të Astritit nga pushteti i ri, për njollosje të kundërshtarëve politikë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!