×
  • Lajme
  • Lajme

    Freskohuni edhe këto dy ditë, para nxehtit të madh afrikan

    Reporteri
    12 Korrik 2022 | 15:10

    Të mërkurën dhe të enjten në Kosovë do të mbajë mot i freskët. Kështu ka njoftuar të martën Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

    “Në fushat termike parashihet rritje e lehtë sidomos e vlerave të maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten të njëjta me ditët e fundit, duke bërë kështu që netët të jenë të freskëta me temperatura nën mesataren e korrikut”, thuhet në njoftim.

    E temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Ndërkaq, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-29 gradë celsius.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!