×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Frika nga breshëri, nënkalimi i ri në Ferizaj shndërrohet në parking

    Reporteri
    27 Qershor 2024 | 15:35

    Frika nga breshëri ka shtyrë disa qytetarë në Ferizaj që të parkojnë automjetet e tyre në nënkalimin e ri afër stacionit të policisë.

    Ky nënkalim ende nuk është funksionalizuar dhe po zhvillohen punime në të.

    Breshëri ka dëmtuar disa automjete në qytetet si Hani i Elezit.

    Nga shiu i madh janë shkaktuar përmbytje edhe në zonat malore të Sharrit.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur sot në mëngjes se situata meteorologjike nuk është stabile, pasi në dy ditët në vijim “pritet të ketë reshje shiu me intensitet të lartë”.

    Sipas IHMK-së, këto reshje mund të paraqesin potencial për bllokim të sistemeve të kanalizimeve, mbyllje të pusetave, shembje të dheut dhe shkarkime rrufesh.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!