Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” është furnizuar me pajisje për detektimin e monedhave falso, disa javë pasi ndërmarrja vendosi që të mos pranonte më monedhën metale 2 euro.
Të premten e shkuar, “Prishtina Parking” nënshkroi një kontratë me kompaninë e sigurimeve “Pri Sig” për huazim, për një periudhë 12 mujore, të tri pajisjeve për detektimin e monedhave false.
Kontrata vlen rreth një mijë euro, sipas të dhënave të publikuara në platformën e prokurimit publik, e-prokurimi.
“Këto pajisje gjinden ne tre kabinat e parkingjeve me laura. Këto kabina dhe e gjithë hapësira e parkingut janë te monitoruara nga kamerat dhe te siguruara nga kompania e kontraktuar”, thuhet në dosjen e tenderit.
Vendimi i Prishtina Parking për mos pranimin e monedhave metale “2 euro” ka hyrë në fuqi në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas kryeshefit të këtij institucioni, Sokol Havolli, vendimi ishte nxjerrë për shkak të qarkullimit të monedhës 2 euro false që sipas llogaritjeve të tyre “Prishtina Parking” mund të dëmtohet deri në 50 mijë euro në vit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.