Frika dhe paniku që ka shkaktuar tërmeti ka bërë që qytetarët sonte të qëndrojnë në qiell të hapur.
Në Ndroq disa qytetarë shikohet që kanë nxjerrë dyshekët për të fjetur jashtë sonte.
Edhe Emergjencat Civile kanë bërë thirrje që të mos qëndrojnë në banesa sonte.
Sonte do të ngrihen 6 kampe për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.
Nga tërmetet e sotme në Shqipëri 68 persona kanë mbetur të lënduar, prej tyre edhe fëmijë.
Dëme më të mëdha materiale, kryesisht krisje banesash dhe pallatesh, ka pasur në Tiranë dhe Durrës. Në Tiranë krisje në 46 banesa dhe në tre pallate. Në Durrës dëme në 4 pallate dhe 42 banesa kryesisht të vjetra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.