×
  • Lajme
  • Lajme

    Frikë, britma e panik: Del videoja e momentit të shembjes së hotelit që dyshohet se zuri një 27 vjeçar

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 19:57

    Një pjesë e ndërtesës së ish-hotel Adriatikut në Mitrovicë është shembur para pak minutash, nga çka dyshohet se një person e ka pësuar.


    Reporteri.net ka mësuar nga burime brenda Policisë se një person është nën gërmadha dhe, sipas gjendjes, dyshohet se ka vdekur.

    E një video e siguruar së fundmi e tregon momentin e rrëzimit të një pjese të hotelit, e ku shihet shumë frikë, britma e panik.

    Policia e Kosovës nuk ka dhënë akoma zyrtarisht detaje për rastin, por vetëm ka treguar se janë duke u munduar që ta nxjerrin trupin.

    Sidoqoftë, më herët u raportua se dyshohet që personi i mbetur nën rrënoja është një 20 vjeçar me iniciale V. I.

    Ndryshe, ekipe të emergjencave, zjarrfikësit si dhe eskavatorët janë duke shembur objekte pranë vendit ku dyshohet se gjendet trupi i zënë nga rrënojat./Reporteri.net

    Rrënojat e hotelit në Mitrovicë e zunë një 27 vjeçar, mësohet identiteti i tij

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!