×
  • Lajme
  • Lajme

    Frikë në Serbi: Edhe 3 peshkopë infektohen me koronavirus, një në gjendje të rëndë

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 13:17

    Valë e re infektimesh në mesin e peshkopëve serbë. Ipeshkvi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, njoftohet se është infektuar me koronavirus.


    I njëjti është dërguar për trajtim të menjëhershëm në spital.

    Po ashtu edhe Peshkopi i Primorjes, Atanasiji raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa po aludohet për infektim me Covid-19.

    Mediat në Serbi raportojnë se gjendja e tij shëndetësore është dukshëm e keqe.

    Në izolim pasi që dyshohet se është infektuar me koronavirus është edhe kreu i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Profirije.

    Kujtojmë se ish-kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej disa muaj më parë ka vdekur nga koronavirusi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!