Frizerët e Rahovecit kanë marrë vendim që të rrisin çmimin e qethjes në 3 euro.
Nga e marta qytetarët e kësaj komune do të japin 1 euro më shumë për ta kryer këtë proces. Kjo pas një plani të përbashkët të frizerëve të kësaj komune për ngritje çmimesh, njofton Klan Kosova.
Janë rreth 15 lokale që kryejnë shërbime të tilla e që si arsye japin rritjen e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve me të cilat punojnë.
Por, me një veprim të tillë, berberët rahovecas mund të kenë të kenë shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Andaj në këtë komunë Autoriteti i Konkurrencës tashmë ka dërguar ekipe të cilat pas vlerësimit mund të marrin vendim për ndaljen e kësaj dukurie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.